X

Dyshohet se ngacmonte seksualisht vajzën, arrestohet babai 54-vjeçar


Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të bijës së tij të mitur.

Po ashtu policia njofton se shtetasi E. S., 54 vjeç, banues në Krujë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia është duke vijuar hetimet  në lidhje me rastin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:  

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK, karriera e gjyqtarit Luan Daci sërish në rrezik

Gjykata e Lartë ka pranuar rekusrsin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Dacit. Gjykata e Lartë shqyrtoi...

Close