X

Dy të arrestuar në Korçë, transportonin emigrantë drejt Tiranës


Janë arrestuar nga policia e Korçës 2 persona të cilët po transportonin në drejtim të Tiranës 6 emigrantë të paligjshëm. I. D., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. A. M., 27 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, pasi ky shtetas u kap në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. D., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

A. M., 27 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, pasi ky shtetas u kap në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Zot t’i dalim këtij vatani…”, Presidenti Meta me mesazh të fortë nga Zall Dardha

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, emocionet qe ka marre nga vizita...

Close