X

Artan Hoxha nxjerr foton e “bossit” nga burgu dhe bën zbulimin tronditës mbi operacionin “Los Blancos”

Operacioni në 10 shtete të Europës dhe Azisë “Los Blancos” çoi një numër të madh shqiptarësh pas hekurave, të cilët akuzohet se kishin sjellë në kontinentin e vjetër tonelata me kokainë përgjatë viteve të fundit.

Më i rendësishmi i arrestuar është pikërisht Elti Dizdari që u kap në Dubai, i cili konsiderohet si koka e grupit të shqiptarëve që furnizonin me kokainë Europën.

Me këtë operacion u tha se u shkatërrua karteli shqiptar i kokainës, por gazetari i Abc Neës, Artan Hoxha nuk mendon kështu.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson se është shkatërruar vetëm një pjesë e klanit, krahu që i përket Elti Dizdarit, kurse grupi i Dritan Rexhepit, i njohur si furnizuesi me sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori, rezulton të mos jetë prekur.


Dritan Rexhepi ne burgun e Kuitos ne Ekuador

Postimi i Hoxhës

Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i kokaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito…

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014….praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu…

Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit,“0035 KÇK”…e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”…

Besoj do te thote, se eshte kapur “tropojani”(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli…
Kampionati vazhdon…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/