X

Paketa antishpifje, Meta: Kuvendi nuk ka reflektuar, duhet ta rishikojë


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kërkoi nga Kuvendi që të rishikojë ligjin antishpifje që po synon ta risjellë për votim në seancë.

Meta thotë se për disa ligje që ai ia ka kthyer për rishqyrtim nuk ka reflektuar. Ndërkohë ai thotë se është alarmante që një ligj i tillë po kalohet para një fushate elektorale, ndërkohë që një qeveri ka detyrim të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Gjatë kësaj periudhe dua të theksoj se kam kthyer për rishqyrtim ligjin për shtetësinë, për pronat e paluajtshme.

Elementë anti-kushtetuesë, që cenojnë rëndë pasurinë publike, dhe kompetencat e Prsidentit.

Për fat të keq Kuvendi nuk ka reflektuar, dhe këtë e tregoi në Komisione. Uroj që për pronat e paluajtshme të rishikojë nismën sipas arsyeve të rikthimit. Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje me opinionin e Venecias.

Thirrja e djeshme e raporterit drejtuar qeverisë, është kambanë që duhet dëgjuar mirë. Mazhoranca ka detyrimin për të krijuar ambientin për të gjithë aktorët. Siç ka dhe detyrimin për zgjedhje të lira e të ndershme siç e rekomandon OSBE.”– tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
I bënë atentat me tritol, flet Preng Gjini: Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait tim

Dy ditë pas atentatit me tritol që u organizua ndaj tij, Preng Gjini është marrë në pyetje nga grupi hetimor,...

Close