X

OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm: Deklaroni pasurinë


Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Astrit Tolën, Orion Reçin, Shkëlzen Dumanin, Saimir Alimehmetin.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e New York-ut (SHBA), me 22 vite heqje lirie, për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Astrit Tola banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim;

Orion Reçi banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit”, kryer në bashkëpunim, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim;

Shkëlzen Dumani, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”;

Saimir Alimehmeti banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e New York-ut (SHBA), me 22 vite heqje lirie, për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Largohet sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, vendin e tij e zë Elena Pici

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është larguar nga posti këtë të premte. Edhe pse nuk është...

Close