X

Katër raste të reja me Covid-19 në Vlorë, një prej tyre punonjës në Universitet

Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme në Vlorë. Burime bëjnë me dije se një prej tyre është staf në Universitetin “Ismail Qemali”.

Ndërsa tre rastet e tjera, janë një qytetar nga Drashovica, dhe dy familjarë me njëri-tjetrin në lagjen 24 Maji.

Numri i rasteve aktiv me koronavirus që prej fillimit të pandemisë, është 182, ndërsa në të gjithë vendin numërohen 4813 të tillë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dalin imazhet nga vrasja e Bujar Çelës

Bujar Çela u vra ditën e djeshme në një lokal pranë hyrjes në rrugën e Peqinit. Në njërën prej fotove...

Close