X

Dalin imazhet nga vrasja e Bujar Çelës

Bujar Çela u vra ditën e djeshme në një lokal pranë hyrjes në rrugën e Peqinit.

Në njërën prej fotove të mëposhtme Bujar Çela duket teksa po pinte kafe dhe ky është momenti ku njëri nga autorët e qëlloi nga makina. Në foton e dytë Bujar Çela ndodhet i shtrirë në tokë. Pasi e qëlluan nga makina, por nuk e vranë, ai tentoi të ikte duke u ngritur në këmbë. Në këtë moment u qëllua prej dy autorëve të tjerë, të cilët u larguan në momentin që u siguruan për vdekjen e Çelës.

Bujar Çela është vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, i cili është një personazh i famshëm të botës së krimit në Elbasan.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
80% e sipërmarrjeve fasone pa kontrate të re, rreth 2500 punonjës janë larguar nga puna

Prodhuesit fason po vuajnë ende pasojat e pandemisë .Edhe pse aktualisht ka nisur puna këto ndërmarrje raportojnë rënie të ndjeshme...

Close