X

Bebe Rexha nuk fshihet më, publikon foto me të dashurin


Bebe Rexha është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit.

Ylli me origjinë shqiptare ka sjellë një sërë këngësh, që janë pritur mjaft nga publiku duke u kthyer menjëherë në hite.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku dhe shpesh ndana fotografi mjaft provokuese.

Ylli i hitit “I’m a mess” ka tërhequr vëmendjen edhe për jetën private. Së fundmi, artistja ka treguar se është në një lidhje, dhe madje ka ndarë një foto romantike me të.

Bebe ka pozuar së bashku me partnerin, portretin e të cilit është kujdesur të mos e bëjë publik, ndërsa e ka uruar për ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen baby”, ka shkruar Rexha krahas fotos.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Bebe u fotografua krah një djali brun, që besohet të jetë i njëjti person me të cilin ka pozuar.

Dyshja u fotografua afër një tregu ushqimor në Los Angeles, dhe duket shumë të afërt me njëri-tjetrin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Enca është e lodhshme” pas deklaratës së Noizy-t reagon këngëtarja

Vetëm pak ditë më parë në emisionin “NIN”, Noizy preku temën e sherrit të dikurshëm me Encën, i cili i...

Close