X

80% e sipërmarrjeve fasone pa kontrate të re, rreth 2500 punonjës janë larguar nga puna

Prodhuesit fason po vuajnë ende pasojat e pandemisë .Edhe pse aktualisht ka nisur puna këto ndërmarrje raportojnë rënie të ndjeshme të fitimeve mungesën e kontratave të reja.

Kreu i shoqatës pro-Eksport, Edvin Prençe thekson se muajt në vijim parashikohet të jenë më të zymtë pasi 80 % e ndërmarrjeve në vend nuk kanë asnjë kontratë të re të lidhur.

“Pothuajse 80 % kanë konfirmuar kontrata të reja dhe konfirmime për prodhime të reja që duhet të bëjnë”, ka thënë Prençe.

Problem mbetet mungesa e likuiditetit dhe rënia e fitimeve të cilat rezultojnë 50% më pak nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë.

“Mungesa e likuiditetit, shtimi i kostove sepse për të përballuar problemet me kostot e kësaj periudhe, dhe likuiditeti për të bërë investimet e duhura dhe për t’iu adoptuar tregut”, është shprehur ndër të tjera ai.

Pandemia ka shkaktuar edhe mbylljen e një sërë fabrikash në vend si dhe largimin nga puna të rreth 2500 punonjësve.

“Vetëm nga periudha e hapjes së pandemisë në vend dhe deri më tani thuajse 3 % e fasonerive janë mbyllur që i bie rreth 21 firma fasonerie janë mbyllur duke shkaktuar lënien pa punë të rreth 2500 personave”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas të dhënave të INSTAT eksportet e nëngrupit tekstile dhe këpucë u rritën me 5.2% gjatë muajit gusht por vetë prodhuesit theksojnë se kjo ka ardhur si rezultat i dorëzimit të porosive të lidhura shumë muaj më parë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Këshilli politik si një organizëm seksual”, gafa e Petrit Vasilit pasi braktisi mbledhjen

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pasi u largua nga mbledhja e Këshillit Politik, në përpjekje për të sqaruar këtë vendim...

Close