X

Në kërkim të vrasësit të Çelës, makina s’i ndalon patrullës, RENEA i vihet në ndjekje në Elbasan


RENEA vijon operacionin në qarkun e Elbasanit në kërkim të autorëve të vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Mbrëmjen e sotme, forcat e RENEA-s janë zhvendosur nga fshatrat në kufi me Peqinin, në krahun tjetër të qytetit në fshatin Mengël.

Abcnews.al mëson se forca të shumta dhe automjete të policisë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi. Pasditen e sotme në Elbasan ishte edhe kupola e policisë së shtetit me Ardi Veliun në krye, që ishte mjaft i ashpër me drejtuesit e Elbasanit duke ngritur tonin.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.

Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Këshilli Politik mblidhet nesër në mesditë, pas propozimit të opozitës, maxhoranca jep “OK”

Këshilli Politik do të mblidhet nesër në mesditë. Pas mosmarrëveshjeve për t’u mbledhur të mërkurën duket se opozita dhe maxhoranca...

Close