X

“Më kanë kërcënuar me vdekje”/ Bollino sherr me Zekthin në studio, analisti: Është neveri të mbrosh Ramën si ti


Carlo Bollino është konfliktuar me pedagogun dhe analistin Fitim Zekthin. Të ftuar në studion e “Open”, në temën ‘Mandati i tretë’, duke qenë se jemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, Bollino u kap me Zekthin, duke qenë se mbështsin palë të ndryshme.

Ishte botuesi Bollino ai që tha se preferon kryeministrin Rama më këto opsione që ka kjo qeveri. Ndërsa Zekthi, këtë mendim e cilësoi qesharak, duke sjellë përplasje. Më pas tema kaloi tek liria e medias dhe Bollino tha se mediat janë marrë vetëm me të kohët e fundit.

Pjesë nga debati:

Carlo Bollino: Unë them më mirë të kemi këtë qeveri me këto alternativa që kemi. Por shpresoj që një alternativë të jetë forca e re që po del..ndoshta

Fitim Zekthi: Po kjo është qesharake duhet të shohim sot se në cfarë gjendje është vendi, ligji, liria e medias. Ej, është tmerr….E shoh me shumë neveri këtë gjendje, jemi në një shkallë poshtërsie në mënyrën se si pasqyrohet qeveria në media. Pse duhet të mbrojmë një kryeministër që ka bërë këto mizeri, ja kemi Bollinon ky e mbron.

Carlo Bollino: Ju spiunoni median time, unë sjam politikan o zotëri. Unë nuk mund të mbroj Bashën, që ishte në krye të shtetit në 21 janari, këtë nuk mund ta bëj. Media gjithë kohës, sidomos kohët e fundit është marrë me mua. A thua se unë jam politikan. Unë kam qenë nga të parët që kam denoncuar kanabisin në Lazarat dhe më kanë kërcënuar me vdekje. Opozita dhe mediat opozitare merren me mua. Ky është kulmi…

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Basha: Testi i SPAK-ut, kontratat koncensionare rreth tre miliardë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se do të hetohen në mënyrë administrative të gjitha kontratat konsensionare. Sipas tij,...

Close