X

Fund dramatik, Laçi përmbyset për tre minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës


Futbolli tregohet shpeshherë i pamëshirshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur Laçit këtë mbrëmje. Bardhezinjtë e Armando Cungut zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ndaj Hapoel Beer Sheva në “Elbasan Arena”, por në fund u mposhtën me rezultatin 1-2.

Kyrian Nwabueze zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të. Aksion i bukur i Redon Xhixhës në krahun e majtë dhe finalizim me finte i goleadorit amerikano-nigerian. Festë në kampin laçian, por tmerri do të vinte në shtesa.

Ardit Deliu mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të, duke lënë ekipin kurbinas me një lojtar më pak. Arbitri kryesor akordoi gjashtë minuta shtesë, që do të ishin fatale për vendasit.

Kolumbiani Jhonatan Agudelo gjeti golin e barazimit në minutën e parë shtesë, teksa francezi Gaetan Varenne ndëshkon Laçin tre minuta më pas. Festa kalon në kampin izraelit, që sigurojnë një kualifikim drithërues.

Europa League/ Raundi i dytë, stadiumi “Elbasan Arena”
Laçi-Hapoel Beer Sheva 1-2
Nwabueze 60′ / Agudelo 90+1′, Varenne 90+4′)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, SPORT
Elisa Spiropali bën llogaritë e PS: Kemi mundësi të fitojmë aq vota sa në vitin 2017-të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Partia Socialiste synon të marrë mandatin e tretë, kjo...

Close