X

A mund të ketë një qeveri PD-PS pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Basha


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse mund të ketë një qeveri të madhe PD-PS nëse pas zgjedhjeve asnjëra prej tyre nuk ka numrat për të bërë mazhorancën.

“Nuk do të shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën sepse ministrat e Edi Ramës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata duhet të shkojnë në opozitë dhe të distancohen nga krimi dhe korrupsioni. Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e kësaj.

Oferta nga Rama? E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Mandati i tretë për ta është për çfarë? Për të vjedhur?” – tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Detaje të reja nga vrasja e Bujar Çelës/ U qëllua me 21 plumba nga tre pistoleta

Duket se atentati ndaj Bujar Çelës ka qenë i mirë-organizuar nga ata që i morën jetën paraditen e kësaj të...

Close