X

Darka Mitsotakis-Rama/ Zyra e kryeministrit grek tregon detaje, ja çfarë u diskutua


Kryeministri Kyriakos Mitsotakis organizoi mbrëmë një darkë për nder të Kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë mbërritjes së tij në Athinë për të marrë pjesë në konferencën e “The Economist”.

Darka në një nga hotelet kryesore të Athinës ku dukej e qartë pamje në Akropol ka përfshirë një sërë çështjes për diskutim mes palëve.

Zyra e kryeministrit grek ka dhënë detaje rreth asaj që është diskutuar, siç raportojnë edhe mediat greke.

Gjatë darkës, Z. Mitsotakis diskutoi me homologun e tij shqiptar zhvillimet aktuale në Mesdheun Lindor, me theks në veprimet e Athinës për të kufizuar EEZ me Italinë dhe Egjiptin.

Sipas burimeve qeveritare greke, të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur, duke respektuar gjithmonë kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian. “Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s”- thuhet me tej.

Sipas mediave greke, “Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi’.

Me tej, theksohet se “në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në kontekstin dypalësh dhe të çlirojnë potencialin e madh që marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve mund të krijojnë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Karantina goditi më shumë biznesin e veshjeve dhe gazetave

Gjatë prillit, në të cilin masat bllokuese për shkak të pandemisë u shtrinë gjatë gjithë muajit sjellja konsumatore shfaqi ndryshime...

Close