X

Tritoli në Tiranë/ Drejtori i spitalit tregon për gjendjen e Prend Gjinit

Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj thotë se gjendja shëndetësore e Prend Gjinit është e rëndë pas atentatit me tritol. Ai konfirmoi se po i nënshtrohet një operacioni, teksa shton se po lufton për jetën.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi. Dëmtimet janë të rënda. Mjekët janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim”– tha Zenelaj për News 24.

Gjini mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati që u organizua pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë u dëgjua në një lagjesh të kryeqytetit, ndërsa automjeti thuajse është i shkatërruar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Seriali i vrasjeve, Artan Hoxha zbulon ngjarjet zinxhir, që mund të kenë lidhje me atentatin e sotëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng...

Close