X

Atentat në zemër të kryeqytetit ndaj Preng Gjinit, makina e tij shpërthen në lëvizje

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, në urën e Selitës.

Preng Gjinit i është bërë atentatit, duke i vendosur lëndë plasëse në automjet.

Drejtori i policisë së Tiranës, ka sqaruar se dyshimet e para janë që motivet e atentatit të jenë për hakmarrje, por policia vijon hetimet për ngjarjen.

Aktualisht Preng Gjini ndodhet në gjendje në spital.

Nga shpërthim i mjetit kanë mbetur të lënduar dy persona, një shtetas italian dhe një minoren, por lëndimet nuk kanë qenë të rënda dhe të plagosurit kanë marrë mjekim në spital.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi atentati është bërë në një zonë mjaft të populluar me shumë kalimtarë.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, ngjarja lidhet me një seri atentatesh, të cilat e kanë zanfillën tek prishja e pazareve të drogës jashtë vendit.

Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali.

Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përcojnë, ‘se ne të vrasim kudo që të jesh’.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur”, tha Hoxha. 


* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Tronditet kryeqyteti, tritol makinës në zonën e “Vasil Shantos”, dyshime për atentat

Një automjeti në Tiranë i është vendosur tritol. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes të ndodhur tek “Vasil...

Close