X

Tjetër fitore e thellë dhe goli i dytë radhazi, Vajushi shënon në Rumani

Armando Vajushi ka gjetur golin ditën e sotme. Sulmuesi shkodran, i cili numëron 6 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Shqipërisë, firmosi me Petrolul Ploiesti këtë verë, klub që garon në divizionin e dytë të futbollit rumun.

Ekipi i 28-vjeçarit fitoi 5-0 në shtëpi kundër Ripensia Timisoara. duke u ngjitur në vend të katërt me 6 pikë të grumbulluara në tre javë kampionat. Vendasit fituan një penallti në minutën e 49-të dhe ekzekutimin e mori përsipër Vajushi.

Lojtari shqiptar nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e dytë në Liga 2 për këtë sezon dhe të dytin radhazi pas atij të realizuar javën e kaluar në triumfin me “poker” në transfertë ndaj CSM Resita.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Bale zgjedh Tottenhamin, Reali do t’i paguajë më shumë se gjysmën e pagës

Tottenham është shumë pranë një marrëveshjeje të bujshme që do të kthente Gareth Bale në Londër. Kjo e martë ka...

Close