X

Skandali/ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kapet me plagjiaturë. Kopjoi edhe shifrat e Azisë sikur janë të Shqipërisë

Ditën e djeshme, në fillimin e vitit të ri shkollor, u mësua se Shqipëria do të kishte një ministre arsimit të re. Në vend të Besa Shahinit, Edi Rama emëroi Evis Kushin.

Por, ditën e sotme, akademiku Valdimir Kola, ka zbuluar se zonja Kushi ka bërë plagjiaturë, pra ka kopjuar, një punim ku është bashkëautore. Plagjiatura është bërë nga një punim i autorit me emrin Eric Chang, i cili në kohën kur e ka bërë studimin, ka qenë asistent profesor në Universitetin Shtetëror të Michigan.

Një skandal i tillë, duhet të sjellë në largimin e menjëhershëm të Evis Kushit, pasi nuk mundet që Ministrja e Arsimit të një vendi, të ketë bërë plagjiaturë dhe të sjellë shembullin se duke kopjuar punët e të tjerëve, mund të arrish poste të larta ministrore.

“Artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Artikulli shkencor i kopjuar është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe”>> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.”, shkruan Kola.

Në fakt, po të krahasohen të dyja punimet, ajo e Eric Chang dhe e Evis Kushit në bashkëpunim me Marsida Ashiku, aty jo vetëm që ka ngjashmëri, por ka edhe fjali identike.

Ajo që e bën fare qesharake këtë plagjiaturë të ministres së re, është fakti se vlerat numerike për shtete të ndryshme në Azi, janë paraqitur sikur janë të njëjta edhe në Shqipëri.

Siç shihet në tabelat më poshtë perceptimi i qytetarëve të Koresë së Jugut, Mongolisë, Filipineve, Taivanit dhe Tailandës, është identike me perceptimin e qytetarëve të Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Tiranës.

Në artikullin me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007“, shkruan Kola.

LEXO EDHE:

Video/ “Kemi garanci që Evis Kushi s’ka bërë plagjiaturë”, si doli bllof Rama me zbulimin e plagjiaturës së ministres

Ja disa prej shembujve të plagjiaturës së turpshme:

REAGIMI I EVIS KUSHIT:

Pas zbulimit të plagjiaturës, reagon Evis Kushi, por nuk thotë asgjë, publikon foto kur ishte studente!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Shtetet ku mund të udhëtoni pavarësisht koronavirusit

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish....

Close