X

Shkon në dy numri i kalimtarëve të plagosur nga shpërthimi në Tiranë, një i mitur ka mbërritur në spital

Një tjetër kalimtar është plagosur nga shpërthimi tek zona e ish-NSHRAK. Sipas gazetares së News24, Doriana Bezat, një i mitur 14- vjeçar ka mbërritur në spitalin e Traumës, kurse më parë ishte një italian që pësoi dëme nga shpërthimi.

Nga ana tjetër shënjestra e atentatit, Prend Gjini është i plagosur rëndë dhe po operohet. Kështu, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i Benzit ‘A Class’ me targa AA 903 YG të Prend Gjinit ka shkuar në tre.

Ka dyshime të forta se atentati i ditës së sotme ka lidhje me një seri ngjarjesh kriminale dhe përplasjesh mes dy fiseve. Megjithatë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, duke folur nga vendi i ngjarjes, sqaroi për mediat se një nga pistat e hetimit është hakmarrja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Lefter Maliqi: Ramziu në jahte dhe chartera, Lleshaj në “bishën” BMV, krimi i zë vendin qeverisë në zemër të kryeqytetit

Deputeti opozitar, Lefter Maliqi, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshë, Sandër Lleshja, në lidhje...

Close