X

Presidenti Meta apel Këshillit Politik: Miratoni sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe me konsensus


Presidenti Ilir Meta bën apel që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, këto ndryshime duhen bërë me konsensus dhe duke respektuar Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Reagimi i plotë:

Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Tre gjyqtarë të Kurbinit preken nga Covid, Gjykata hapur vetëm për rastet urgjente

Pandemia ka “paralizuar” punën në Gjykatën e Kurbinit. Tre gjyqtarë të institucionit kanë rezultuar pozitivë nga pandemia duke bërë që...

Close