X

Netanyahu: Normalizim të marrëdhënieve edhe me vende të tjera

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu u zotua se edhe vende të tjera do të bëhen pjesë e procesit të normalizimit me Izraelin.

Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter postoi një video që ai filmoi në Blair House në Washington.

Në video ai shprehet se mban draftin e marrëveshjes së normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe deklaratën e paqes midis Izraelit dhe Bahreinit.

“Ne kemi punuar shumë vite për këtë. Ky është një ndryshim i madh në historinë izraelite, si dhe në historinë e Lindjes së Mesme”, thekson kryeministri izraelit.

Netanyahu deklaroi se nënshkrimi marrëveshjeve me EBA-në dhe Bahreinin do të ketë ndikim të madh dhe pozitiv mbi të gjithë qytetarët izraelitë.

Duke iu drejtuar qytetarëve izraelite, ai premtoi që edhe vendet e tjera gjithashtu do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

“Sipas asaj që unë shoh këtu, ju premtoj se edhe vendet e tjera do ta realizojnë këtë”, u shpreh ai.

Ndryshe, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të Izraelit me EBA-në dhe Bahreinin të arritura së fundmi do të zhvillohet sot në Shtëpinë e Bardhë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vuçiç falënderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës, Haradinaj: Shkeli marrëveshjen e SHBA-ve, Serbia partner jo i besueshëm

Sërish shkëndija mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse të dyja vendet arritën marrëveshjen në SHBA dhe ranë dakord për 16...

Close