X

Lazio konfirmon gjithçka, Vedat Muriqi vishet bardhekaltër

Vizitat mjekësore kaluan me sukses dhe Vedat Muriqi është zyrtarisht lojtari më i ri i Lazios. Klubi italian ka bërë një postim në Twitter, aty ku lajmëron me pak fjalë akordin me bomberin dardan.

“Lazio njofton blerjen përfundimtare të futbollistit Vedat Muriqi nga Fenerbahce“, lexohet në komunikatën e bardhekaltërve.

26-vjeçari kushtoi 20 milion euro (18+2 milion në formë bonusesh), teksa raportohet nga mediat italiane se ka firmosur për 5 vite (2.2 milion euro në sezon).

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Futbollistët më të paguar të 2020, “Forbes” zbulon listën

Ditët e sotme futbolli ka arritur majat dhe pagat e futbollistëve kanë shkuar në stratosferë. Klubet paguajnë miliona euro për...

Close