X

Eksplozivi kundër Gjinit, familjarë të shumtë në spitalin e Traumës, i plagosuri në gjendje të rëndë

Atentati mbrëmjen e sotme në Tiranë ndaj Preng Gjinit tronditi kryeqytetin, por edhe familjarët dhe të afërmit e tij.

Abcnews sjell pamjet nga ajo që po ndodh aktualisht jashtë ambienteve të spitalit të Traumës në Tiranë ku janë mbledhur për të mësuar për atë që po ndodh shumë familjarë dhe miq të Preng Gjinit.

Në hyrje të spitalit ndodhen edhe disa forca policie. Gjendja e 51-vjeçarit Gjini është e rënduar për shkak se shpërthimi i fuqishëm me eksploziv i ka dëmtuar gjymtyrët. Abcnews.al solli pamjet nga vendi i ngjarjes ku iu bë atentat 51-vjeçarit Gjini.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tre vrasje brenda ditës, Lleshaj: Jemi të tronditur, por nuk ka panik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte në emisionin “Open” në TCH ku e cilësoi si një ditë të rëndë këtë...

Close