X

613 kg kokainë në kamionin me banane, Arbër Çekaj dënohet me 14 vite burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin e dënimit për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden”. Në kamionin në pronësi të kompanisë së tij, u kap sasia rekord prej 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Çekaj, pronar i kompanisë së importit të bananeve, “Arbi Garden”, është dënuar me 21 vite burg, por falë gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij reduktohet në 14 vite burg.

Avokati mbrojtës i Çekajt, Maks Haxhia tha se i kishte kërkuar gjykatës që vendimi të bëhej me praninë e mediave.

Haxhia ka qenë mjaft i revoltuar në komunikimin e tij për mediat pas seancës. Ai ka thënë se prokuroria nuk paraqiti prova dhe se gjyakta thjesht noterizoi kërkesat e prokurorit, duke e quajtur procesin “qesharak”.

“Ky ishte një proces qesharak, i dhimbshëm dhe komik. Ju siguroj që kushdo profesionist, qoftë ata që sapo kanë filluar jurisprudencën apo ata që kanë shpenzuar një jetë, do të skandalizohet me këtë vendim, sepse nuk pati asnjë provë që të favorizonte akuzën në pretendimet e saj. Kur janë gjetur 613 kg kokainë, gjykata vendos që kontenieri, i kthehet pronarit. Kjo ishte qesharake, Kjo gjykatë nuk mund të them ishte estrada e Ballshit, sepse kam respekt, por kjo gjykatë ishte e pozicionuar, që në fillim të procesit. Nuk bëri asgjë veçse noterizoi kërkesat e prokurorit.”, tha avokati Haxhiaj. /TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Listat dhe koalicionet, eksperti i PD-së: PS-ja s’na imponon dot, presim përgjigje

Eskperti zgjedhor i demokratëve në tryezën e Këshilli Politik, Ivi Kaso, flet për një afat 24 orësh që opozita i...

Close