X

30 minuta pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik


Opozita PD-LSI rreth 30 minuta pas takimit me ambasadorët e BE-së, Britanisë dhe zv/ ambasadoren e SHBA-së kërkojnë që nesër të mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar cështjen e nxehtë të listave dhe koalicioneve. Në këtë mbledhje, opozita thotë se do të prezantojnë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR për dy cështjet në fjalë, por që kundërshtohet nga shumica, që e cilëson lëvizjen si zvarritje të procesit.

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme” shkruan Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Shumica socialiste i la afat opozitës që deri ditën e premte të çojë platformën me sugjerimet për hapjen e listave dhe koalicionet, në të kundërt paralajmëroi se do i miratonte e vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të reflektuar ndryshimet në Kushtetutë që u bënë në fund të korrikut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
COVID-19, Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në 30 shtator

Greqia ka vendosur të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë. Ambasada Greke në Shqipëri ka njoftuar se kufiri do të...

Close