X

VIDEO/ “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur!”, tifozët maqedonas këndojnë këngë raciste në Shkup

Dje, në mes të sheshit në Shkup të Maqedonisë Veriore, para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Turma brohoriste thirrjen raciste tashmë të njohur, ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë thuajse krejt normale për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë që të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjve në mes të Shkupit është për t’u dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike.

Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Barça “kërcënon” Suarez: Prano largimin, ose mbetesh në tribunë

Mediat katalane konfirmojnë se marrëdhëniet mes Barcelonës dhe sulmuesit uruguaian janë mjaft të tensionuara, pasi futbollisti nuk bën pjesë në...

Close