X

Përvjetori i parë i martesës, Jonida Vokshi dedikim të veçantë partnerit


Një vit më parë, moderatorja simpatike Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapin.

kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre. Katër muaj më pas, ata dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ditën e sotme, çifti feston përvjetorin e parë dhe Jonida ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura gjysmës së saj më të mirë.

“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë, në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar!

Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”,- kanë qenë fjalët që moderatorja ka zgjedhur për këtë ditë të veçantë, të cilat i ka shkruar krah fotove të ceremonisë së dasmës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Gold AG publikon foton e rrallë nga fëmijëria: Kur isha vetëm 7 vjeç

Gold AG është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare. Ai numëron një sërë këngësh në...

Close