X

Lali Eri dhuron plazmën e gjakut… Tronditet i madh e i vogël, të gjithë duan ta marrin! 

Njoftohemi se Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëquajturi “Lali Eri”, depozitoi sot publikisht, plazmën e gjakut të tij.

Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm, personalitete të rëndësishme shëndetësore, me në krye vetë ministren Manastirli, ishin të gjitha kamerat televizive dhe deri edhe punonjëset e vendosjes së llastikut në krahun e Lali Erit.

Sapo u krye ky proces i jashtëzakonshëm, në mënyrë të befasishme, të gjithë të sëmurët me Covid-19, në dy spitalet shqiptare, kërkuan me forcë të madhe, që në gjakun e tyre të futet plazma e Lali Erit.
Kjo ndodhi për arsyen e thjeshtë, se Çim Peka dhe Endri Fuga, kishin përhapur fjalë, që plazma e gjakut të Lali Erit, nuk shëron vetëm Covid-19, por ai që e merr dhe e fut në gjak, fiton dhe të gjithë të mirat që Lali Eri, me shumë mundime dhe gjithëlëpirje, i’a ka thithur Edi Ramës dhe kësaj bote.

Kaq i madh është bërë interesimi për të marrë plazmën e Lalit, saqë edhe vetë Lulzim Basha, që nuk është prekur dhe s’mund të preket kurrë nga koronavirusi, njeriu që nuk ka nevojë për të mira të tjera nga kjo botë, dërgoi disa emisarë, për të kërkuar dhe për të marrë fshehtas, pak nga plazma e Lalit tonë. Nëse edhe Luli ynë do të marrë pak nga kjo plazmë, fiton automatikisht të gjithë të mirat e pafundme të Lalit edhe pa ardhur në pushtet për 100 vjet.

Kërkesa për marrjen e plazmës të Lali Erit, po përhapet në Ballkan dhe më gjerë, me shpejtësi 52 herë më të madhe, se shpejtësia e përhapjes së koronavirusit. Kjo edhe për faktin, se vetë Lali Eri, reklamoi gjakun e vet, ashtu siç di ta bëjë vetëm ai, me fjalën “epo unë kam gjakun e omël”.

PS. Më poshtë, nëse nuk e keni ndjekur akoma në televizionet e pafundme informative, ndiqni më poshtë në video, fjalimin e Lali Erit, që nga hyrja në spital, vendosja e tubave, futja e shiringës, nxjerrja e shiringës, dhurimi i plazmës dhe largimi…

/TPZ.al/ Tej e këtej/

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Monika Kryemadhi dhe të tjerët takojnë Ilir Metën për datën e zgjedhjeve: Zoti i ka bërë ditët njësoj, caktoji kur të duash!

Ditët e para të shtatorit kanë qenë të mbushura me takime shumë të rëndësishme në të gjithë rruzullin tokësor. Pas...

Close