X

Monika Kryemadhi dhe të tjerët takojnë Ilir Metën për datën e zgjedhjeve: Zoti i ka bërë ditët njësoj, caktoji kur të duash!

Ditët e para të shtatorit kanë qenë të mbushura me takime shumë të rëndësishme në të gjithë rruzullin tokësor.

Pas takimit të rëndësishëm të Donald Trump me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, takime të po kësaj rëndësie janë zhvilluar edhe në Tiranë, ku Ilir Meta, shumë i shqetësuar për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka thirrur dhe është konsultuar me lidershipet e forcave të panumërta politike shqiptare.

Në takimet e ditës së sotme, të Presidentit Meta, me lidershipet politike, spikati edhe një frazë fillozofike e Lulzim Bashës, për mediat, sapo doli nga takimi:

– E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, – tha Basha dhe të gjithë mbetën me gojë hapur nga ky postulat i çmuar dhe i padëgjuar ndonjëherë.

Takimi më i rëndësishëm dhe më i nxehtë është konsideruar ai me Monika Kryemadhin.

Pas fjalëve të rastit, Ilir Meta, e ka pyetur Monikën:

– Ja si mendon ti Mona, se qëllimisht nuk të pyeta në shtëpi, kur ti caktojmë zgjedhjet?

Pas kësaj pyetje, Mona është përgjigjur me shumë seriozitet:

– Caktoji kur të duash, ditët e Zotit njëlloj janë! I paudhi, po desh ti vjēdhë, ashtu siç ka bërë gjithmonë, i vjēdh çdo të dielë, që ti të caktosh.

Më i vështirë është konsideruar takimi mes Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit, ku kryetari i PDIU-së, i ka kërkuar Ilir Metës, që krahas datës së zgjedhjeve, të zgjidhet me patjetër edhe problemi i kufirit detar me Greqinë.

– Po ja si mendon ti Shpëtim? – e kishte pyetur Presidenti Meta, Idrizin.

– Unë mendoj, – ishte përgjigjur Idrizi – se nëse grekët na marrin detin, ne t’ju marrim Çamërinë dhe të hiqet urgjent ligji i luftës.

Këtu Meta kishte tundur kokën, siç bën zakonisht, pa ndonjë kuptim.

E veçanta e takimeve të ditës së sotme, ishte se për herë të parë, që nga shpallja e koronavirusit dhe deri më sot, Edi Rama kishte vendosur dhe mbajti gjatë gjithë takimit një maskë të zezë dhe të trashë, me shumë filtra, hyrëse dhe dalëse.

Thuhet, që pasi e ka parë Ramën të fortifikuar me këtë maskë, Ilir Meta ka dashur t’i ofrojë një çaj jeshil, por lideri, duke patur parasysh ngjarjen me liderin e opozitës ruse, Navalny, e ka refuzuar çajin edhe me mirësjellje edhe në mënyrë kategorike.

Pas përfundimit të takimeve, u cekën dhe u përcaktuan gjëra nga më të ndryshmet, me përjashtim të datës së zgjedhjeve.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Bejdo Malo bën shkrimin më të rrallë në historinë e njerëzimit: Turp për ne, si na ka fryrë shejtani në vesh kundër biznesmenëve??!!

Pas një pushimi të madh të medias analitike shqiptare dhe analistëve të studiove të pavionit 5 dhe sidomos, pas rritjes...

Close