LIFESTYLE, 1 Shtator 2020, 21:52

Një shqiptar fiton çmimin "Fytyra e së ardhmes në Marketing dhe Komunikim" në Mbretërinë e Bashkuar

Një  shqiptar fiton çmimin "Fytyra e së ardhmes në

Mbretëri e Bashkuar - Një 27 vjeçar shqiptar, është shpallur fitues i çmimit "Fytyra e së ardhmes në Shitje, Marketing dhe Komunikim" për vitin 2020, përballë katër finalistëve të tjerë, në një event të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë së Birminghamit.

Bëhet fjalë për Daniel Nikollën, drejtues i departamentit të marketingut në kompaninë britanike, "Hardy Signs".

Juria e  vlerësoi veçanërisht të riun shqiptar, për prezantimin e një strategjie të re të marketingut, bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e kontentit online. Ata u shprehën se Nikolla, ka patur një ndikim shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë.

Çmimet vjetore, të cilat organizohen nga Dhoma e Tregtisë së Birmingham-it në MB, përzgjedhin profesionistët e rinj dhe premtues të vitit, bazuar në arritjet e tyre profesionale.

Daniel Nikolla njihet për publikun shqiptar, si djali që realizoi videon në bashkëpunim me UEFA-s për tifozët shqiptarë në "Euro 2016".