X

Vijon kaosi në Kakavijë, radha e makinave shkon mbi 20 kilometër


Mëngjesi i sotëm është gdhirë sërish me një radhë të “frikshme” 21 kilometra, në piken e kalimit kufitar në Kakavijë.

Mijëra shqiptarë e kanë kaluar natën në makina në pritje të mëngjesit, për të ndjekur radhën e gjatë, të krijuar prej më shumë se tre ditësh tashmë në këtë pikë doganore.

Shqiptarët e mbetur në radhën kilometrike në Kakavijë kanë pritur orën 06:00 të mëngjesit me shpresën për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Kujtojmë se në orën 22:00 pala greke ashtu si kishte njoftuar, ka ndërprerë punën, pavarësisht se radha e qytetareve në pritje ishte kilometrike.

Situata u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen, pas njoftimit të Greqisë për shtimin e kufizimeve dhe vendosjen e karantinës për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/