X

Situata kaotike në Kakavijë, reagon kryeministri Edi Rama


Ndërkohë që situata vijon e rënduar për të katërtën ditë me radhë në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata të automjeteve me emigrantë shqiptarë që duan të kthehen ne Greqi, kryeministri Edi Rama ka dalë me një reagim.

Duke postuar në Instagram një foto nga nata e mbrëmshme në Kakavijë, e një vajze që i matet temperatura, Rama thotë se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!”

Reagimi i kryeministrit Rama në Instagram:

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Policia jep detajet: Si ndodhi aksidenti në Kakavijë

Policia ka dhënë detaje të aksidentit tragjik në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku autoambulanca përplasi për vdekje një 10 vjeçar...

Close