X

Shpërthen koronavirusi në burgun e Fierit, ja sa të dënuar janë të infektuar me Covid-19 në vendin tonë

Koronavirusi ka shpërthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit me burg në Fier. Sipas “Balkanweb”, në IEVP Fier, 6 punonjës të policisë së burgjeve, dy infermierë dhe një i burgosur kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

I dënuari i infektuar me koronavirus është transferuar për në spitalin e burgut.

Në total, në burgje janë me koronavirus, 15 persona të dënuar.

Nga ta, 4 deri tashmë janë të shtruar në spital, duke marrë trajtim për t’u shëruar nga koronavirusi.

Numri më i madh i të dënuarve të infektuar me Covid-19, është në burgun e Lezhës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
30-vjeçari gjendet i mbytur në bregdetin e Durrësit

Një 30-vjeçar është gjetur i mbytur në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth...

Close