AKTUALITET, 15 Gusht 2020, 12:25

Qytetarët dynden drejt jugut, trafik i rënduar në Vlorë

Qytetarët dynden drejt jugut, trafik i rënduar në Vlorë


Trafik i rënduar në qytetin e Vlorës. Në këtë qytet, që prej mëngjesit të sotëm makinat janë bllokuar herë pas here në trafik.

Siç shihet edhe në foto, numri i lartë i turistëve ka shkaktuar kaos në trafik.

Mësohet se situata është më e rënduar nga zona e Skelës deri në Lungomare. Ndërkohë, në terren nuk janë të pranishme forcat e policisë.