X

Qeveria ngre “duart lart”, vijon kaosi në Kakavijë, emigrantët qëndrojnë në rrugë mes vapës


Asnjë zgjidhje për emigrantët shqiptarë, të cilët presin prej katër ditësh në radhë, për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës.

Siç shihet edhe në pamje, radha ka arritur në 25 kilometra, deri në fshatin Grapsh.

Qytetarët qëndrojnë mes vapës, pa kushte dhe e kalojnë natën nëpër makina.

Nuk ka munguar edhe aksidentet apo personat që janë dërguar me urgjencë në spital.

Mesditën e sotme ndodhi një ngjarje tragjike, ku një 10-vjeçar, i cili priste për të kaluar kufirin, u përplas për vdekje nga një ambulancë.

Ndërkohë, qeveria ka ngritur “duart lart” dhe deklaron se situata nuk është për faj të palës shqiptare.

Ndërsa, qytetarët i bëjnë thirrje shtetit që të zgjidhë këtë situatë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Qytetarët dynden drejt jugut, trafik i rënduar në Vlorë

Trafik i rënduar në qytetin e Vlorës. Në këtë qytet, që prej mëngjesit të sotëm makinat janë bllokuar herë pas...

Close