X

Qëlloi me kallashnīkov në drejtim të hotelit, Gjykata e Korçës lë në burg Anterio Kaloshin


Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Anterio Kaloshin.

Ky i fundit ka qenë personi që ka qëlluar me kallashnīkov në ambientet e hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit.

Ai njihet nga të gjithë si miku i të killerit të rrezikshëm Orges Bilbili, që u vu në pranga më datë 10 prill të këtij viti, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Për dy sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në hotel “Voloreka”, policia gjithsej ka arrestuar shtatw persona të cilët janë:

Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi.

Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar ātentatet.

Ndërsa, Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorīt.

Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmet me ārmë.

Në ātentatīn e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrīsnin djalin e pronarit të hotelit.

Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/