X

Mediat e huaja jehonë bllokimit të shqiptarëve në Kakavijë: Makinat në radhë për 20 kilometra


Situata e vështirë e krijuar në Kakavijë prej katër ditë me rradhë është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

The Guardian dhe media franceze, Lefigaro kanë shkruar për këtë ngjarje ku mijëra makina kanë krijuar radhët që tashmë kanë shkuar në 25 kilometra.

Të gjitha pamjet e publikuara gjatë këtyre ditëve ku shqiptarët janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, kanë bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

Prestigjiozja “The Guardian” shkruan se rreth 4000 makina janë bllokuar në një linjë prej 20 kilometrash.

“Mijëra shqiptarë krijuan një radhë të madhe makinash në kufirin Grek sot ndërsa ata nxituan të riktheheshin në vend për të punuar, përpara rregullave të reja të virusit, tha policia.

Rreth 4,000 makina u bllokuan në një linjë 20 km (12 milje) në vendkalimin kufitar të Kakavijës në Shqipërinë e Jugut, në një varg makinash që po rritet duke qenë se Greqia njoftoi kërkesa më të ashpra në fillim të javës për të përmirësuar një rritje në infeksione.”– shkruan The Guardian.

Gjithashtu edhe e përditshmja franceze, Lefigaro ka raportuar se mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para se të hynte në fuqi ligji për karantinën e detyrueshme në vendin ku ato punojnë dhe jetojnë.

“Radha e rreth 4,000 makinave, mbi 20 kilometra, është formuar në pikën kufitare të Kakavijës në jug të Shqipërisë që nga njoftimi për masat e reja Greke.”– shkruan në artikullin për Shqipërinë Lefigaro.

Nga 16 gusht, do të lejohen të hyjnë në Greqi maksimumi 750 persona në ditë nga Shqipëria. Të gjithë këta persona duhet të kenë me vete testin negativ të Covid-19, të realizuar në 72 e fundit, dhe gjithashtu të qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë.

Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19.

Kaosi në pikat kufitare vijon prej 4 ditësh, ndërsa shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës.

Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ambulanca përplasi për vdēkje 14 vjeçarin në Kakavijë, dëshmitarët: Ishte me shpejtësi të madhe

Një fëmijë ka humbur jetën këtë të shtunë në Kakavijë, pasi është përplasur nga një ambulancë. Ngjarja e rëndë ka...

Close