X

“Ky është vetëm fillimi, do të dëgjoni çudira”, Ylli Ndroqi paralajmëron politikën: Kemi rrugë të gjatë përpara


Pas publikimit të mesazheve me kryebashkiakun Erion Veliaj, biznesmeni Ylli Ndroqi ka deklaruar se publiku ka për të parë detaje të reja në vijim.

Ndroqi shkruan në një postim në rrjetet sociale se rruga që e pret përpara është e gjatë dhe se publiku do të njihet me të vërteta të forta, për njerëzit që janë në pushtet, dhe e kanë kthyer vendin njësoj si në vitet e fillimit të diktaturës.

Ndroqi pretendon se sekuestrimi i pronave të tij është një vendim tërësisht politik, dhe duket se në ditët në vijim do të bëjë publike prova të tjera nga presionet që sipas tij i ka bërë politika.

Përmes avokatëve të tij, Ndroqi e ka apeluar vendimin e dhënë nga SPAK për sekuestrimin e 26 pronave të tij, dhe pritet që në ditët në vijim apeli të shprehet lidhur me këtë çështje, të bujshme.

Sipas Ndroqit, i vetmi qëllim i kësaj lëvizjeje, është ndryshimi i vijës editoriale të televizioneve që ai drejtonte, ndërsa iu ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të dy televizioneve që në këto ditë të bëjnë një rezistencë në mbrojtje të pavarësisë së tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Qeveria ngre “duart lart”, vijon kaosi në Kakavijë, emigrantët qëndrojnë në rrugë mes vapës

Asnjë zgjidhje për emigrantët shqiptarë, të cilët presin prej katër ditësh në radhë, për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës....

Close