X

Klevis Balliu: Rama fshihet si struci për krizën në Kakavijë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se kreu i qeverisë, Edi Rama, po largon çdo përgjegjësi nga vetja për krizën e emigrantëve shqiptarë në Kakavijë.

Mesazhi i plotë i Klevis Balliut

RAMA NJË STRUC

Edi Rama po sillet si një struc, në fillim tha se po flas me autoritetet Greke në telefon, gjë të cilën nuk e vërteton dot.

Pastaj dërgon Ministren e Mbrojtjes që deklaron se; kjo nuk është punë për mua dhe nuk është përgjegjësia ime.

Edvin struci fut kokën në rërë kur bëhet fjalë për problemet e qytetarëve dhe të vendit.
Rama bëri strucin në kohën e tërmetit ku qytetarët mbeten në qiell të hapur.

Rama bëri strucin në kohën e pandemisë ku nuk i dha asnjë ndihmë qytetarëve të izoluar dhe të mbetur pa punë, duke shpërndarë vetëm 40 mln euro.

Dhe tashmë në rastin e Kakavijës bën strucin duke thënë; skam çfarë bëj.

Struci Rama duket se e nxjerr kokën vetëm nëse ka ndonjë tender apo koncesion.

Për vjedhje e grabitje milionash Rama shfaqet kudo, por kur bëhet fjalë tu përgjigjet qytetarëve ai fshihet si STRUCI.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Detajet/ I riu gjendet i mbytur në Liqenin e Shkodrës

Një tjetër person mësohet se është mbytur ditën e sotme, këtë herë në liqenin e Shkodrës. Policia njofton se një...

Close