X

Katër ditë të bllokuar në Kakavijë, qytetarët: Na sillni WC portative, ushqimet i kemi vetë!


Janë me mijëra shqiptarët e bllokuar në Kakavijë në ditën e katërt të pritjes për të kaluar kufirin drejt Greqisë.

Një ditë më parë forcat e policisë shpërndanin ujë, por burra, gra, të moshuar dhe fëmijë tani i ka “zënë hall tjetër”.

Një prej mijëra qytetarëve që po qëndron në radhë tha se është kthyer në shqetësim serioz kryerja e nevojave personale për të gjithë ata që presin në vargun kilometrik. Në veçanti për gratë dhe vajzat që janë në radhë, orët po rëndohen për shkak të mungesës së një ambienti privat për të kryer nevojat personale.

Duke ditur se do të prisnin me orë të tëra në radhë, qytetarët kanë marrë ushqime dhe ujë me vete dhe kjo nuk është problem mes radhëve që shkojnë gati 20 kilometra.

Kujdesi që kërkojnë nga autoritetet, janë WC portative, në mënyrë që të ruajnë edhe atë pak dinjitet njerëzor, që shteti i tyre duket se e ka humbur prej kohësh përballë grekëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Situata kaotike në Kakavijë, reagon kryeministri Edi Rama

Ndërkohë që situata vijon e rënduar për të katërtën ditë me radhë në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata...

Close