X

Situata në Kakavijë, Olta Xhaçka: Pandemia ka paralizuar botën, nuk ka asnjë tendencë nga pala greke që…

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke folur nga Kakavija per “News 24”, ku është bërë radhë e gjatë automjetesh në kufi, deklaroi se situata ndodh edhe për faktin se koronavirusi ka paralizuar botën tashmë, e ndikon edhe në Shqipëri.

Xhacka u shpreh se është biseduar me palën greke dhe se nga ana e institucioneve helene është premtuar se nuk ka tendencë ndalimi të atyre që kalojnë, por janë duke ndjekur procedura të zakonshme, njësoj sic bëjnë me çdo shtet tjetër.

“Jo të gjitha makinat do kalojnë sot për fat të keq, që do të thotë se do të kthehen. Është detyra jonë që t’ju gjendemi pranë me më të mirën e mundshme, në këtë situatë që jemi sot. I kemi ndihmuar sa kemi mundur, me ujë dhe me ushqim, me gjithcka që kemi mundur. Mos harroni se koronavirusi ka paralizuar gjithë botën sot. Kjo pandemi ka paralizuar çdo aktivitet. Këtu nuk ka tendencë nga pala greke për të vështirësuarr gjërat, por janë ca rregulla që janë vendosur.

Unë e kuptoj se ka njerëz që kanë problemet e tyre, por ata duhet që dhimbshëm t’ju ushtrohen këtyre urdhrave. Maksimalja që mund të bëjmë është presioni për të përshpejtuar procedurat e kalimit. Pala greke nuk na ka pranuar që të bëjmë me teste, plus ata teste nuk janë aspak tregues nëse je bartës apo jo. Sot kanë kaluar 2300 persona në kufi”, tha Xhacka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Policia Rrugore ngre pika kontrolli: Kthehuni mbrapsht. Nuk kaloni dot në Greqi

Policia Rrugor ka vendosur pika kontrolli në akset rrugore që të çojnë drejt Kakavijës. Forca e rendit u kërkojnë qytetarëve...

Close