X

Edi Ramës nuk i bëhet më vonë për shqiptarët!


Nga Bardh Spahia/

Nuk i behet vone, qe Covid-19 tashme perhapet pa asnje pengese ne vend!

Nuk i behet vone, qe situata ka dale jashte kontrollit e dy Spitalet Covid jane pertej kapaciteteve, sepse Edi Rama nuk di te shkoje pertej premtimeve propagandistike, e as skuqet, as zverdhet edhe kur genjen me ze e figure!

Nuk i behet vone, qe pasi i karantinoi per jave te tera shqiptaret, duke i dhene goditje te rende ekonomise e biznesit, e coi dem ate sakrifice, pasi nuk pergatiti infrastrukturen per hapjen, dhe kjo do sillte rritje te infektimeve!

Nuk i behet vone edhe kur sheh si te gjithe ne, ne media sesi familjare te te semureve me Covid po blejne barna dhe pajisje per te afermit e shtruar ne dy spitalet e QSUT!

Nuk i behet vone qe personeli shendetesor po perballet jo vetem me mbingarkesen, por edhe koston emocionale demotivuese qe sjell nje braktisje e tille nga shteti!

Nuk i behet vone, se as qe i shkon ndermend te cenoje koncesionet e PPP-te, te cilat pikerisht ne kete kohe pandemie zbuluan se efekti i tyre ne shendetesi eshte jo zero por shkaterrues, ndersa perfitimi eshte vetem per pak xhepa te pangopurish!

Nuk i behet vone, se nuk ka as edhe nje fjale, qofte edhe per fasade, per viktimat e Covid nen regjimin e tij.

Nuk i behet vone, as per shqiptaret qe po torturohen ne rradhe te gjata e temperatura afrikane, rruges per Greqi. Per turp, Edi Rama po i mbyll syte dhe gojen per te drejtat e qytetareve te vet!!

Nuk i behet vone dhe si zakonisht pergjegjesine do e hedhe tek te tjeret, tek qytetaret e “ushtaret” e gatshem per sakrifica!

Por duhet t’i behet vone per neverine qe u ka krijuar shqiptareve, te cilen e derdhin ne media e rrjete sociale, sepse gati 8 vjet rrena e propagande, nuk genjejne me askend, as ata me te cilet rri tavolinave dhe me pas i tregojne si barsoleta, sjelljet e kryeministrit te renduar nga pesha e borxheve qe i ka qytetareve te vet!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Asnjë zgjidhje për kaosin në Kakavijë/ Haki Çako: Qytetarët të kthehen në shtëpi, shteti shqiptar s’ka gjë në dorë

Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako ka deklaruar për mediat se zgjidhja e situatës në Kakavijë nuk...

Close