X

Ambulanca përplasi për vdēkje 14 vjeçarin në Kakavijë, dëshmitarët: Ishte me shpejtësi të madhe


Një fëmijë ka humbur jetën këtë të shtunë në Kakavijë, pasi është përplasur nga një ambulancë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që djali 14 vjeç ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Qytetarët të cilët ndodhen në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit, treguan për Abc News se ambulanca ishte me shpejtësi të madhe.

“Ishte me shpejtësi të madhe pasi nuk mund të ndodhë që kofka e saj të shtrembërohej nga një fëmijë”, është shprehur një nga qytetarët që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Ndërsa një tjetër thekson se me atë shpejtësi që ishte ambulanca mund të vrīste dhe shumë të tjerë.

“Nëse do të futej do të vrīste 20-30 veta. Polici bënte shaka me popullin sot në mëngjes”, ka thënë ai.

Ndërkohë një tjetër qytetare thotë se ambulanca ishte bosh në momentin e ngjarjes së rëndë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Dalin pamjet tragjike, autoambulanca përplasi për vdēkje fëmijën në Kakavijë

Ka marrë përmasa tragjike pritja prej tre ditësh e mijëra shqiptarëve në doganën e Kakavijës me qëllim kalimin për në...

Close