X

Radhët kilometrike në kufi me Greqinë, Paloka: Rama i pashqetësuar

Radhë kilometrike mjetesh janë krijuar në pikat kufitare me Greqinë.

Pas reagimit të presidentit Meta në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Paloka, përmes një postimi në Facebook, ka nxjerrë një video ku tregon se Rama sipas tij, vazhdon pushimet mes luksit i pashqetësuar nga kjo situatë.

“Kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit”, shkruan Paloka.

Postimi:

Ka tre dite qe te moshuar, femije dhe prinder po sfiliten ne kufi! 20 km ka arritur radha ne kete vape! Por kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit :”Tope, tope o …”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Drōgë dhe vjedhje, kush janë të dënuarit e radhës që ‘shenjëstroi’ OFL-ja

Artur Guri, Elton Andreica (Muça) dhe Dylber Adema janë tre të dënuarit e radhës që janë vënë në shënjestrën e...

Close