SPORT, 14 Gusht 2020, 14:31

MERKATO/ Lazio shton presionin për Kumbullën, për David Silvën në lojë dhe Juvja

MERKATO/ Lazio shton presionin për Kumbullën, për David

Ishte objektivi i parë i Lazios në merkato dhe mbetet i preferuari për të përforcuar mbrojtjen bardhekaltër. Marash Kumbulla ka mbetur në mendjen e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili vazhdon të ushtrojë presion për ta mbyllur marrëveshjen.

Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase nuk do të heqin dorë për aq kohë sa lojtari do të mbetet në treg. Mësohet se Lazio ka ofruar 20 milionë euro plus kartonin e André Anderson. Me gjithë rezistencën e Veronës, drejtuesit lacialë nuk do të shtojnë ofertën “cash”, por mund të përfshijnë edhe një futbollist tjetër në bisedime.

Sa i përket nënshkrimit me David Silvën, Lazio ka filluar të frikësohet, pasi futbollisti portugez ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur. Janë shtuar konkurrentët si nga Seria A dhe nga La Liga për lojtarin që kontribuoi për një dekadë te Manchester City.

Në lojë ka hyrë edhe Juventusi, që kërkon të shfrytëzojë peshën që ka Andrea Pirlo për të bindur 34-vjeçarin. Ajo që ishte një firmë e sigurt, tani po kthehet në enigmë. Gjithsesi, Lazio mbetet e bindur që lojtari do ta mbajë fjalën e dhënë.