X

Italia diskuton mbylljen: Shënohet shifra më e lartë me infektime që nga 24 qershori

Italia ka shënuar në 24 orët e fundit, shifrën më të lartë të infektimeve nga Covid 19 që nga 24 qershori.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 46.723 tamponë të kryer janë regjistruar 574 raste të reja.

Ditën e djeshme u konfirmuan 523 raste.Në të gjithë vendin numri i të prekurve ka arritur në 252.809 persona. Ndërkohë janë shënuar edhe tre víktíma, ndërsa një ditë më parë numri i personave që humbën jetën ishte 6.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme ministri për çështjet rajonale Francesco Boccia, gjatë një takimi me mediat tha se nëse numrat nuk do të ndryshojnë, do të merren vendime për masa shtrënguese në lokale, plazhe dhe diskoteka.

Ai pohoi që në mbarim të pushimeve, do të ketë masa mbyllëse në të gjithë vendin.

” Nëse numrat nuk ndryshojnë, do të jetë e pashmangshme: javën tjetër do të përpiqemi të ndajmë një zgjedhje rigoroze me të gjitha rajonet”, u shpreh ministri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Avokati i Popullit thirrje institucioneve të ndërhyjnë për normalizimin e situatës në kufirin me Greqinë

Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës së krijuar në...

Close