X

Terrori në Tushemisht, arrestohen në Tiranë dy personat e shpallur në kërkim

Arrestohet në Tiranë një prej personave të shpallur në kërkim lidhur me sulmin me armë të ndodhur mëngjesin e 8 gushtit në parkingun e hotel “Volorekës”.

Në pranga është vënë Meardi Berberi. Bashkë me të shkon në 6 numri i të arrestuarve për këtë ngjarje.

Brenda 7 ditësh hotel Voloreka u bë shënjestër e dy atentateve për shkak të konflikteve me pronarin e tij Jetmir Muçollari dhe djalin e këtij të fundit.

Mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Sipas policisë dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit në Tushemisht.

Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Polcia ka arrestuar më herët Ilir Meçollin, Ardian Xhutin, Elvir Haxhiajn si dhe Mariglen Topuzin. Ky i fundit doli dje para gjykatës, ndërsa togat e zeza vendosën për të burg për 30 ditë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
PD: Qeveria ka shtatë vjet që kërcënon dhe denigron mësuesit, kjo maxhorancë vepron me urrejtje ndaj kuadrove në shkolla

Eksperti i Arsimit pranë PD, Ndricim Mehmeti, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria ka shtatë vjet...

Close