X

OKB: Koronavirusi rrezikon paqen në botë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e COVID-19 jo vetëm që kërcënon rezultatet në luftimin e varfërisë globale dhe ndërtimin e paqes, por rrezikon të përkeqësojë konfliktet ekzistuese dhe të nxisë të reja.

Shefi i OKB-së ka thënë dhe se thirrja e tij më 23 mars për një armëpushim të menjëhershëm në konflikte në të gjithë botën, bëri që një numër i palëve ndërluftuese pushuan së luftuari.

“Për fat të keq, në shumë raste, pandemia nuk i shtyu palët të pezullojnë armiqësitë ose të bien dakord për një armëpushim të përhershëm”, tha Guterres.

Sipas tij pandemia ka ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e sistemeve shëndetësore, shërbimeve sociale, besimin në institucione dhe sistemet e qeverisjes.

“E gjithë kjo do të thotë që angazhimi ynë për të mbajtur paqen është më urgjent se kurrë”, u shpreh Guterres.

Në muajin mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandeminë nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rastet e para u paraqitën në Kinë në fund të vitit të kaluar për tu përhapur shumë shpejt në të gjithë botën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Në dy mandate, vetëm 22 kilometra rrugë”, Tabaku nxjerr bllof Ramën: Je prova e gënjeshtrës për mbijetesë!

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke vijuar kështu replikat lidhur me infrastrukturën rrugore të...

Close