X

“Më mbylli brenda dhe nisi të më prekte”, rrëfehet gruaja që denoncoi ish-ministrin e Shëndetësisë së Kosovës për ngacmim

Pacienten e vogël e vizitoi në Ortopedi. E pas kësaj, një mjek kirurg nga Spitali i Pejës, ia ftoi asaj nënën në zyrën e tij, të mërkurën mbrëma.

Gruas, siç pretendon kjo e fundit, deshi t’ia tregojë disa pajisje për shërimin e vajzës, e cila ka 17 ditë që po qëndron në spital.

Por, aty, në zyrën e Numan Baliqit, gjithnjë sipas nënës së pacientes, ndodhi diçka tjetër. Gruaja pretendon se mjeku nuk u ndal, edhe pse kjo tentoi të ikte, shkruan Klan Kosova.

Ndryshe, Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është arrestuar nga Policia nën dyshimin se i njëjti në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar gjatë ditës zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë Nikçi.

Lidhur me këtë rast ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.

Ish-ministri Numan Baliq kohë më parë ishte liruar nga akuza për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës.

Pas këtij rasti, Baliq ishte suspenduar nga puna.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Konfirmohen 204 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërrojnë jetën pesë persona

EODY njoftoi për 204 raste të reja të koronavirusit në Greqi. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar...

Close