X

Ky është mësuesi nga Rrësheni që nuk i mbijetoi dot Covid-19, miku i tij prek me fjalët: Qofsh i bekuar dhe në atë jetë, ke lënë pas familjen e pikëlluar

Gjon Kola është mësuesi nga Rrësheni, i cili humbi jetën ditën e sotme pasi u infektua me Covid-19. Pas dhjetë ditësh i shtruar në spital, Kola nuk ia doli dot mbanë të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Një miku i tij, Gjergj Marku, me profesion gazetar i ka dedikuar edhe disa rreshta mësuesit në rrjetet sociale. Ndër të tjera, Marku shkruan se Kola do të mbahet mend si një person i përkushtuar dhe se pa ka lënë familjen e tij të pikëlluar.

COVID shuan mesues Gjonin!…(Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert.Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem.Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)”- shkruan Marku.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 213. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 154 raste të reja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Situata në spitalet Covid, ja sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se 114 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalet COVID, nga të cilët 19 në terapi...

Close